Arbëri

Sot mund të zgjidhet raportues për Kosovën në AP të Këshillit të Europës spiuni rus Kondratjev

Descriptive Text

Kandidati për raportues special në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për Kosovën, Aleksej Kondratjev tha se kundërshtimi i Prishtinës për zgjedhjen e tij nuk përbën ndonjë risi dhe se duhet të kuptohet mentaliteti i shqiptarëve të Kosovës, transmeton Koha.net deklaratën e tij dhënë Sputnjikut, portalit prorus në Serbi.

Kondratjev i tha këtij portali se që nga momenti i hyrjes së njësisë ruse në përbërje të KFOR-it në territorinm e Kosovës, shqiptarët janë sjellë shumë negativisht ndaj rusëve dhe në çdo mënyrë kanë bërë me dije se nuk janë të gatshëm për dialog e bashkëpunim.

Nesër në Berlin Shoqata e Mërgimtarëve proteston kundër caktimit të spiunit rus raportues për Kosovën në KE

Shqiptarët, siç citohet të ketë thënë ai, kanë preferuar që në vend të rusëve të jetë kontingjenti amerikan, prandaj për të kjo sjellje e tyre nuk është e habitshme.

Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës sot duhet të vendosë për zgjedhjen e raportuesit të ri për Kosovën, dhe njëri nga tre kandidatët për këtë post është Kondratjevi, emri i të cilit ka shkaktuar reagime shumë negative në Prishtinë, rikujton Koha.net.

Ndër të tjera është paralajmëruar nga zyrtarët e Kosovës se nuk do të bashkëpunojnë me të.