Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot do të marrë pjesë në seancën plenare të Forumit të Paqes në Paris, ndërsa në mesditë do të ketë një panel të veçantë, ku do të flasë për angazhimin për arritjen e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.
Forumi i Paqes në Paris ka filluar mbrëmë me darkën solemne të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPara kësaj darke, Thaçi ka pasur një takim bilateral me presidentin Macron, me të cilin ka biseduar për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje të paqes me Serbinë.