Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të nisë me kthjellime e zhvillim vranësirash deri të dendura.

Parashikohet që reshjet e shiut të nisin paradite në qarqet e jugut. Në mesditë dhe pasdite, reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët e mesatar që do të përfshijnë të gjithë vendin. Në Alpe parashikohen reshje dëbore, kryesisht në lartësi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prej orëve të pasdites, reshjet e shiut në jug do të jenë me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve me shkarkesa elektrike.

Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Lindje, 1-10m/sek.

Prej orëve të mesditës, era do të fuqizohet. Stuhi ere, e tufan përgjatë bregdetit e në jugperëndim me shpejtësi 25-30 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 2-4 ballë.