Arbëri

IKD: Me këtë tempo, gjykatave do t’u duhen 122 vite për t’i zgjidhur lëndët e çështjeve civile

 

Gjykatat e Kosovës po vazhdojnë zvarritjen e lëndëve civile dhe nëse shkohet me këtë tempo ku për çdo gjashtë muaj, numri i lëndëve të pazgjidhura të cilat barten vit pas viti të ulet nga 166 lëndë, nënkupton se sistemit të drejtësisë do t'i duhet plotë 122 vite në zgjidhjen e lëndëve në çështjet civile.

Kështu u tha sot nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me raportin e publikuar “Drejtësia civile në Kosovë, Ligji vs Praktika”.