Arbëri

Zyrtarë të LDK-së informojnë shefin e EULEX-it për bisedimet me VV-në rreth programit qeverisës

Prishtinë, 29 tetor - Nënkryetarja e LDK-së, Dr. Vjosa Osmani, dhe anëtari i Kryesisë, Besian Mustafa kanë pasur një takim lamtumirës janë takuar me shefin e EULEX-it, Bernd Thran, i shoqëruar nga Ismije Beshiri, këshilltare politike dhe Fraser Buffini, asistent i veçantë.

Dr. Osmani e njoftoi z. Thran për diskutimet LDK-LVV drejt programit të përbashkët qeverisës, qëndrimet e LDK-së për dialogun Kosovë-Serbi dhe prioritetet e qeverisë së ardhshme, për rendin dhe ligjin, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, arsimin dhe shëndetësinë dhe zhvillimin ekonomik.

z. Thran falënderoi LDK-në për bashkëpunimin dhe qasjen konstruktive ndaj EULEX-it dhe të gjitha proceseve shtetformuese, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim të LDK-së.