Arbëri

Eksperti i pavarur Latifaj: Frikësohesha se do ta kem fatin si Astrit Dehari

 

Besim Latifaj, ekspert i pavarur që u mor me raportin për vdekjen e Astrit Deharit bashkë me Besim Ymajn, thotë se qe i rrezikuar prej faktit se u mor me këtë çështje, dhe thotë se frikësohej se do të përfundonte njëjtë si Astrit Dehari.

Në një letër të tij, që e ka publikuar në facebook, Latifaj ka kritikuar organet e drejtësisë, në veçanti ministren në detyrë Dhurata Hoxha, që thotë se i ka shantazhuar të dy, dhe për këtë kishte frikë të vinte nga Anglia në Kosovë.