Ahmeti deklarohet pas takimit të liderëve politikë, takimin ku u caktua data e zgjedhjeve e quan konstruktiv

Ahmeti deklarohet pas takimit të liderëve politikë, takimin ku u caktua data e zgjedhjeve e quan konstruktiv

20 October 2019 21:35

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, pas takimit të liderëve politikë të Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar se gjatë takimit është arritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit 2020.

Ali Ahmeti theksoi se takimi i sotëm është një ndër takimet më konstruktive ku njëzëri nga të gjithë partitë është vulosur rrugëtimi euro-atlantik i Maqedonisë Veriore.

Lexo edhe: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut më 12 prill 2020

“Mund të them se ky ishte takimi më konstruktiv që kam pasur deri më tani, ku të gjitha partitë politike thanë se alternativa jonë e vetme është Bashkimi Evropian. Kemi biseduar se për vendin tonë është me rëndësi që të bëhet ratifikimi i marrëveshjes për anëtarësim në NATO nga të gjitha vendet që akoma nuk e kanë ratifikuar. Gjithashtu pas ratifikimit edhe Parlamenti jonë të ratifikon si dhe të miratohet Ligji për Mbrojtjen, dhe derisa u shterën gjitha argumentet vendosëm bashkërisht që në 12 prill të mbahen zgjedhjet. Me rëndësi është që zgjedhjet të jenë të pranueshme dhe demokratike, të lira sipas gjitha standardeve. Le të fitojë më i miri”, tha Ahmeti.

Lidhur me atë se a do të bëhet regjistrimi i popullsisë para zgjedhjeve, Ahmeti tha se me rëndësi është të respektohet data e zgjedhjeve dhe se do të shihet nëse kjo është e mundur teknikisht.

Alsat M

Komentet

Shto koment

Të ngjashme