Veseli konfirmon ftesën e Speciales ndaj Abelard Tahirit

Veseli konfirmon ftesën e Speciales ndaj Abelard Tahirit

16 October 2019 21:01

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në Rubikon të KTV-së, ka konfirmuar se Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë ministrit në largim të Drejtësisë, Abelard Tahirit.

“Ministri Tahiri është ftuar nga Gjykata Speciale, me ftesë zyrtare për shkak të pozicionit institucional që e ka. Duhet të jetë intervistë qartësuese në procesin që po kalon Specialja”, tha Veseli, raporton Koha.net.

Ai u shpreh skeptik se Tahiri mund të jetë në cilësinë të dyshuarit.

“S’mund të jetë i dyshuar. Gjykata Speciale është brenda sistemit tonë juridik. Ministri i Drejtësisë mund të jetë ftuar për çështje të qartësimit”, theksoi Veseli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme