Arbëri

Palmer nuk merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd

Palmer nuk merr pjesë në Forumin e Sigurisë në Beograd

Përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Forumin e Sigurisë në Beograd, që do të mbahet nga data 16 deri më 18 tetor, bën të ditur B92, transmeton Koha.net.

Palmer ishte paralajmëruar se do t’u drejtohej pjesëmarrësve me rastin e hapjes zyrtare të Forumit të Sigurisë në Beograd, të enjten, më 17 tetor, me temën “Zgjidhja e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”.