Gjuriq thotë se shqiptarët nuk po e duan në qeveri Listën Serbe por “serbët e Kurtit”

Luljeta Beselica Luljeta Beselica 13 October 2019 14:19
19:17

Manipulim me votat e serbëve në Kosovë, e kanë quajtur zyrtarët serbë helmimin e anëtarëve të komisionit të QNR-së.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, e ka paralajmëruar opinionin vendor e atë ndërkombëtar se ky manipulim po bëhet me qëllim që me çdo kusht në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’.

“Nga kjo çfarë ndodhi sot, të gjithë duhet ta shohin se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe se e gjitha kjo bëhet që serbët, prapë rrejshëm, të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviqi dhe kandidatët e tjerë ‘të Kurtit’”, ka shkruar Gjuriqi

Presidenti i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se gjatë ditës së diel, anëtarët e kësaj partie janë larguar nga hapësirat e Qendrës për Numërim të Votave në Prishtinë, duke shtuar se aktualisht po ndodh vjedhja e votave serbe, për ta përmbysur vullnetin zgjedhor.

Rakiqi ka hedhur dyshime rreth ngjarjes për shkak se, siç thotë ai, në qendër kanë qenë edhe anëtarët serbë, e të cilët, thotë ai, “nuk kanë nuhatur kurrfarë kundërmimi e as që kanë pasur ndonjë problem”.

“Para syve të mijëra përfaqësuesve ndërkombëtarë, vëzhguesve të procesit zgjedhor nga SHBA-ja, BE-ja, Gjermania, Britania etj., po ndodh vjedhja e votave të popullit serb, duke e ndryshuar vullnetin zgjedhor, me qëllim që në parlamentin në Prishtinë, dhunshëm, me vjedhje dhe shkelje të të gjitha ligjeve të fusin serbë të pranueshëm, të dëgjueshëm të Prishtinës”, ka thënë Rakiqi

E Anëtari i KQZ-së nga Lista Serbe, Stevan Veselinoviq ka thënë se ky helmim është shfaqje e orkestruar dhe mashtrim shovinist, me qëllim që t’i vjedhin votat e kësaj liste dhe t’u shpërndahen të tjerëve të cilët nuk fituan numër të konsiderueshëm votash të komunitetit serb.

Veselinoviqi, i cili ishte i pranishëm gjatë numërimit të këtyre votave, shpjegoi se në një moment, ‘sikur të kurdisur’, punëtorët në sekretariatin në fjalë që i numëronin zarfat u ankuan në kundërmimin e tyre, duke thënë se po shkaktojnë alergji dhe kruarje.

14:19

Gjuriq: Po përgatitet manipulim me votat e serbëve, që në Kuvend të futen “serbët e Kurtit”

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq ka paralajmëruar opinionin vendor e ndërkombëtar se është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve në Kosovë, me qëllim që me çdo kusht në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’, transmeton KTV.

SHSKUK: Gjendja e të helmuarve është stabile

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviqi dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, shkruan Gjuriq në një komunikatë për media.

Gjatë ditës së sotme 26 persona dyshohet se janë helmuar në QNR nga zarfet e ardhura me vota nga Serbia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Betim05/11/2019 17:33

Kemi dhe jena tu msu prej juve ;)

Shto koment

Të ngjashme