Arbëri

Serbia lobon edhe te shtetet që herën e fundit votuan pro Kosovës në Interpol

Delegacioni shtetëror i Kosovës për Interpolin, potencialisht po shkon në udhëtimin e tij të fundit zyrtar, megjithëse paraprakisht është paralajmëruar se gjasat për anëtarësim janë zero.

Në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, që mbahet në Kili nga 15 deri më 18 tetor, “Koha Ditore”, bazuar në fjalët e një prej zëvendëskryeministrave, shkruan se Kosova nuk e ka të sigurt as mbështetjen e disa shteteve që e kanë njohur, raporton KTV.