Arbëri

Cakaj në Tunizi, kërkon njohjen e Republikës së Kosovës

Descriptive Text

Në kuadër të pjesëmarrjes në Ministerialin e Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Tunizisë, Khemaies Jhinaoui.

Për këtë njoftim ka dhënë detaje vet Cakaj përmes një shkrimi të publikuar në Facebook ku ndër të tjera ka shkruar se kanë kërkuar edhe njohjen e menjëhershme të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ky është njoftimi i plotë:

Me homologun tunizian nënvizuam rëndësinë e mbajtjes të konsultimeve diplomatike sa më parë dhe përmbylljes të disa marrëveshjeve me ndikim pozitiv në fushën e ekonomisë.

Shqipëria si kryesuese e Grupit të Kontaktit të Mesdheut ka si prioritet forcimin e bashkëpunimit mes OSBE-së dhe Forumit Rajonal të Unionit për Mesdheun për të thelluar më tej partneritetin mes këtyre dy platformave. Në këtë kontekst, po ashtu theksuam nevojën e një pjesëmarrje sa më të gjerë e sa më të lartë në Konferencën e Mesdheut që do të mbahet në Tiranë.

Në kuadër të përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Republikës të Kosovës, kërkuam njohjen e menjëhershme të dhe mbështetjen e saj në organizata ndërkombëtare!