Kryetari i Prishtinës dhe i PSD-së, Shpend Ahmeti i është përgjigjur ish-deputetit të Vetëvendosjes Salih Zyba që të martën kërcënoi Ahmetin me rrëzim nga posti i kryetarit të kryeqytetit dhe tha se “vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.
Ahmeti në përgjigjen e tij ka thënë se s’ka synim azil në asnjë shtet e se s’ia ka frikën “kërcënuesve në asnjë rrethanë”.
“Jam qytetar krenar i Republikës së Kosovës dhe nuk e kam synim azilin në asnjë shtet tjetër. Nuk ja kam pas frikën kërcënuesve në asnjë rrethanë e aq më pak disave që i njoh mirë. Urime miq të mi! Kosova ka mjaft probleme për me i zgjidh”, ka shkruar ai në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Zyba për Ahmetin: Vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku
-
Reagimi qesharak i Ahmetit kur përgatitet të flasë për pandeminë, por pyetet për politikën
-
Ahmeti reagon para formimit të Qeverisë Kurti
-
Nënkryetari i VV-së kërkon nga anëtarët e partisë të mos përçmojnë opozitarët
-
Ahmeti kërkon formim të shpejtë të qeverisë mes LVV-së e LDK-së