Në kuadër të projektit "Përfshirja e komuniteteve në promovim dhe ruajtje të mjedisit" organizata Human Care po zhvillon ligjërata vetëdijesuese mjedisore tek fëmijët e shkollave fillore të Komunës së Novobërdës, Gjilanit, Obiliqit dhe Fushë-Kosovës.
Projekti synon ngritjen e nivelit të informimit cilësor rreth mjedisit përmes ligjëratave dhe aktiviteteve mjedisore, duke nxitur mekanizmat e organeve në përmirësimin e kushteve mjedisore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdotja e ajrit gjatë viteve të fundit në Kosovë, është njëra nga problemet kryesore. Çdo vit ndotja e ajrit në Kosovë po ka ngritje, duke tejkaluar vlerat e lejueshme. Bazuar në raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Kosova është vend i rrezikuar sa i përket ndotjes së ajrit. Nga ndotja e ajrit në Kosovë hasen sëmundje afatgjata dhe afatshkurtra. Tek sëmundjet afatgjata më të shpeshta janë sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.