Arbëri

Haradinaj tregon temat për çka do të angazhohet AAK-ja pas humbjes në zgjedhje

Foto: Koha / ilustrim

Pasi dështoi të rimarrë postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij, AAK-ja do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, në interes të shtetit.

AAK-ja e Haradinajt, në koalicion me PSD-në, mori 11.53 për qind të votave, nga 98.47 për qind të numëruara deri tash.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar politikën e jashtme, dialogun me Serbinë, politikat ekonomike, sundimin e ligjit dhe sigurinë, infrastrukturën dhe zhvillimin rajonal si dhe arsimin e politikën sociale, si temat kryesore me çka ka thënë se do të merret AAK-ja.

Nuk ka hequr nga temat taksën ndaj Serbisë deri në njohje, termocentralin “Kosova e Re” dhe Autostradën e Dukagjinit.

Postimi i tij i plotë: 

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, të cilat janë interes i Shtetit. Ne do të angazhohemi në temat si më poshtë:

Politikë e Jashtme

• Forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve me SHBA
• Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare – NATO dhe OKB
• Statusi i kandidatit për BE
• Përmbyllja e Procesit të liberalizimit të vizave

Dialogu me Serbinë

• Dialogu pa kushte me Serbinë
• Taksa dhe reciprocitet deri në njohje
• Njohje reciproke në kufijtë ekzistues
• Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas Kushtetutës së Kosovës

Politikat ekonomike

• Politika ekonomike aktive më pak tatim e më shumë punësim, rritje ekonomike të qëndrueshme deri më 8 %
• Rritje dhe stabilitet buxhetor
• Ulja reale e informalitetit dhe luftimi i evazionit fiskal
• Kosova e Re, investimi i Contour Global
• Investimet në Energji të ripërtëritshme, energjia me erë dhe solare
• Shtimi i subvencioneve në bujqësi
• Pagat 10% rritje çdo vit
• Implementimi i plotë i Zonave Ekonomike: Ajo Amerikane në Gjakovë dhe Gjermane në Prizren si dhe të gjitha zonat e tjera në tërë Kosovën

Sundimi i Ligjit dhe Siguri

• Buxhet shtesë për Ushtri, Polici, AKI, Prokurori, Gjyqësor, Doganë, Zjarrfikës – forcimi i shtetit ligjor
• Ligji për pensionim të parakohshëm për policë dhe Ligji për sigurim shëndetësor dhe jetësor për policë

Infrastrukturë dhe zhvillim rajonal

• Ligji për Mitrovicën
• Rruga Deçan – Plavë
• Rruga Prizren – Tetovë
• Ujëmbledhësit në Kosovë – Ujëmbledhësi i Lepencit
• Përfundimi i korrigjimit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës në Bazë të Ligjit për Marrëveshjen
• Autostrada e Dukagjinit

Arsim dhe Politika sociale

• Reformat në Arsim me implementimin e Arsimit dual
• Realizimi i politikës për Shtesat e fëmijëve
• Aktivizimi i fondit për sigurime shëndetësore
• Rregullimi i pensioneve me ligj