Pasi dështoi të rimarrë postin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij, AAK-ja do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, në interes të shtetit.
AAK-ja e Haradinajt, në koalicion me PSD-në, mori 11.53 për qind të votave, nga 98.47 për qind të numëruara deri tash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një postim në Facebook, Haradinaj ka theksuar politikën e jashtme, dialogun me Serbinë, politikat ekonomike, sundimin e ligjit dhe sigurinë, infrastrukturën dhe zhvillimin rajonal si dhe arsimin e politikën sociale, si temat kryesore me çka ka thënë se do të merret AAK-ja.
Nuk ka hequr nga temat taksën ndaj Serbisë deri në njohje, termocentralin “Kosova e Re” dhe Autostradën e Dukagjinit.
Postimi i tij i plotë:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e angazhuar në tema konkrete nacionale, të cilat janë interes i Shtetit. Ne do të angazhohemi në temat si më poshtë:
Politikë e Jashtme
• Forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve me SHBA
• Anëtarësimi në organizata ndërkombëtare – NATO dhe OKB
• Statusi i kandidatit për BE
• Përmbyllja e Procesit të liberalizimit të vizave
Dialogu me Serbinë
• Dialogu pa kushte me Serbinë
• Taksa dhe reciprocitet deri në njohje
• Njohje reciproke në kufijtë ekzistues
• Asociacioni i Komunave me shumicë serbe sipas Kushtetutës së Kosovës
Politikat ekonomike
• Politika ekonomike aktive më pak tatim e më shumë punësim, rritje ekonomike të qëndrueshme deri më 8 %
• Rritje dhe stabilitet buxhetor
• Ulja reale e informalitetit dhe luftimi i evazionit fiskal
• Kosova e Re, investimi i Contour Global
• Investimet në Energji të ripërtëritshme, energjia me erë dhe solare
• Shtimi i subvencioneve në bujqësi
• Pagat 10% rritje çdo vit
• Implementimi i plotë i Zonave Ekonomike: Ajo Amerikane në Gjakovë dhe Gjermane në Prizren si dhe të gjitha zonat e tjera në tërë Kosovën
Sundimi i Ligjit dhe Siguri
• Buxhet shtesë për Ushtri, Polici, AKI, Prokurori, Gjyqësor, Doganë, Zjarrfikës – forcimi i shtetit ligjor
• Ligji për pensionim të parakohshëm për policë dhe Ligji për sigurim shëndetësor dhe jetësor për policë
Infrastrukturë dhe zhvillim rajonal
• Ligji për Mitrovicën
• Rruga Deçan – Plavë
• Rruga Prizren – Tetovë
• Ujëmbledhësit në Kosovë – Ujëmbledhësi i Lepencit
• Përfundimi i korrigjimit në drejtim të Çakorrit dhe Kullës në Bazë të Ligjit për Marrëveshjen
• Autostrada e Dukagjinit
Arsim dhe Politika sociale
• Reformat në Arsim me implementimin e Arsimit dual
• Realizimi i politikës për Shtesat e fëmijëve
• Aktivizimi i fondit për sigurime shëndetësore
• Rregullimi i pensioneve me ligj