Arbëri

Vendimi i ENQA-s është brengosës por jo befasues, thotë KSHC

Foto: Koha
 

Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka vlerësuar se vendimi i ENQA-s është brengosës por jo befasues.

KSHC, nëpërmjet një reagimi thotë se “ky vendim është i drejtë dhe reflekton problemet strukturore të AKA-së dhe trashëgiminë e lënë pas ndërhyrjeve të vazhdueshme politike në punën e Agjencisë së Kosovës për Akreditim”.