Arbëri

BE: Largimi nga ENQA për faj të politikës

 

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova ka lëshuar deklaratë lidhur me vendimin e Asociacionit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) lidhur me Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

"Me keqardhje kemi kuptuar që Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) ka dështuar në përpjekjet për të ripërtërirë anëtarësimin në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA)", thuhet në reagim, transmeton KP.