Arbëri

Vuçiq kërkon nga Greqia të mos e njohë Kosovën

Vuçiq kërkon nga Greqia të mos e njohë Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkoi nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, që Greqia të mos e ndryshojë qëndrimin për mosnjohjen e Kosovës, duke thënë se një gjë e tillë është jashtëzakonisht e rëndësishme për Serbinë.

Dy liderët u takuan në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, bëri të ditur shërbimi për media i Presidencës serbe, përcjell Rel.