Arbëri

DW: A do të ketë emisarë të tjerë në dialogun Kosovë-Serbi?

DW: A do të ketë emisarë të tjerë në dialogun Kosovë-Serbi?

Emërimi nga administrata amerikane i Mathew Palmerit, si i ngarkuar për Ballkanin Perëndimor që do të jetë edhe lehtësues në dialogun Kosovë-Serbi, ka shtuar zërat që edhe Bashkimi Evropian po e shqyrton mundësinë e emërimit të një të ngarkuari special për bisedimet Kosovë-Serbi. Burime diplomatike nga Brukseli, thonë se gjatë muajit tetor kjo çështje do të diskutohet ndër strukturat e reja të BE-së.

Shefi i ri i diplomacisë evropiane, Josep Borell, i cili pason Federika Mogherinin, që ndërmjetësoi dialogun Kosovë-Serbi, vjen nga Spanja, shteti që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe sipas analistëve në Prishtinë, kjo e bën shumë delikate situatën, nëse zoti Borell mund ta ndërmjetësojë dialogun Kosovë-Serbi, raporton DW.