Arbëri

Mot me diell dhe vranësira nesër në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të jenë tipike vjeshtore, ato do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.