Pas më shumë se një muaji, Ministria e Integrimit Evropian, e udhëhequr nga Dhurata Hoxha e PDK-së, ka anuluar edhe katër konkurse në këtë ministri.
Kjo ministri dje kishte anuluar njërin nga 5 konkurset e kontestuara, e sot ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se ka anuluar edhe katër të tjerë, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas presionit, MIE-ja e anulon njërin nga konkurset e kontestuara
“Anulohen, konkurset publike në Ministrinë e Integrimit Evropian, për pozitën: 1. Zyrtar i/e Lartë për Integrime Evropiane / Zyrtar i/e Lartë për kritere Ekonomike dhe Zhvillim me numër reference 12/2019 / ZSP/MIE. 2. Zyrtar i/e Lartë për Integrime Evropiane / Zyrtar i/e Lartë për Tregun e Brendshëm me numër reference 13/2019 / ZSP / MIE. 3. Zyrtar i/e Lartë për Integrime Evropiane PËR Punë të Brendshme me numër reference 15/2019. 4. Zyrtar i/e Lartë për Asistencë zhvillimore me numër reference 16/2019 , të shpallura me datë 23.07.2019 deri me datë 06.08.2019. Nga pjesëmarrësit në konkurs kërkojmë mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e MIE-së.
