Arbëri

Pas presionit, MIE-ja e anulon njërin nga konkurset e kontestuara

Pas më shumë se një muaji, Ministria e Integrimit Evropian, e udhëhequr nga Dhurata Hoxha e PDK-së, ka anuluar njërin nga 5 konkurset në këtë ministri.

Konkursi që ishte shpallur më 23 korrik për pozitën Zyrtare e lartë për asistencë zhvillimore, është anuluar dhe publikimi i këtij njoftimi është bërë në faqen e ministrisë, raporton KTV.