Arbëri

UNESCO: Shqipëria me emigracionin më të lartë të njerëzve të arsimuar në Europë

UNESCO: Shqipëria me emigracionin më të lartë të njerëzve të arsimuar në Europë

Emigrimi i studentëve dhe punëtorëve të kualifikuar po shoqërohet me humbje të kapitalit njerëzor dhe kjo po ndikon negativisht te vendet e varfra. Shqipëria renditet ndër 10 vendet me hemorragjinë më të lartë të njerëzve të arsimuar, transmeton BW raportin e UNESCO-s.

Raporti i Monitorimit Global për Arsimin nga UNESCO për vitin 2019 i kushtoi vëmendje të veçantë faktit se si po ndikon emigracioni në sektorin e edukimit kudo në botë. Studimi gjeti se, shkalla e emigrimit të personave të arsimuar është mbi 20%, në rreth një të tretën e 174 vendeve. Në Shqipëri, deri në vitin 2010, kishin emigruar 26% të personave me aftësi të zhvilluara, raporton UNESCO.