Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë Foto: Koha / ilustrim

Moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

16 September 2019 08:15

Gjatë kësaj jave mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte parashihen të sjellin kushte për reshje të izoluara shiu.

Në fushat barike priten lëvizje të dukshme, por që vlerat e normales do të ruhen.

Temperaturat minimale do të ulen dukshëm krahasuar me javën e fundit, duke bërë që minimalet të bien deri në 7 gradë celsius, e gjatë fundjavës deri 2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-30 gradë celsius.

Dita e martë parashihet të shënojë maksimalet e ditës deri 30 gradë Celsius, ndërsa dita e enjte, parashihet të jetë më e freskëta me vetëm 16 gradë.

Të mërkurën do të ketë kushte për zhvillim të vranësirave konvektive, të përcjella me shkarkesa elektrike dhe reshje të izoluara shiu, duke u përsëritur edhe ditën e enjte.

Kushtet biometeorologjike mbeten të favorshme për gjitha shtresat e popullatës, pasi që indeksi UV nuk do të shënojë vlera ekstreme apo edhe shumë të larta.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme