Arbëri

Ambasada e re, shenjë e përkushtimit amerikan ndaj Kosovës

Ambasada e re, shenjë e përkushtimit amerikan ndaj Kosovës

Diplomacia, arkitektura dhe mjedisi janë gërshetuar natyrshëm brenda lokacionit të ri të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, si dëshmi se shteti më i fuqishëm në botë është këtu për të qëndruar gjatë, shkruan sot Koha Ditore.

Dizajni i ndërtesës përfaqëson më të mirën e SHBA-së, njëkohësisht duke respektuar dhe përfshirë kulturën, materialet dhe artizanatin vendor. Lokacioni i ri, që ishte një shpatinë e pazhvilluar në një zonë të përzierë biznesore dhe industriale, mundësoi dizajnimin e një kampusi të ri të Ambasadës, të sigurt dhe të qëndrueshëm – “që përfaqëson përkushtimin e SHBA-së ndaj Kosovës”.