Arbëri

Taksa dhe zgjedhjet, pengesë për aplikim në OBT

Taksa dhe zgjedhjet, pengesë për aplikim në OBT

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe taksa 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nga zyrtarët e Qeverisë në largim të Kosovës, po shihen si pengesë reale që Kosova sivjet të aplikojë për statusin e vëzhguesit në Organizatën Botërore të Tregtisë. Sipas tyre, tashmë kanë përfunduar edhe përgatitjet teknike dhe se pritjet ishin që Kosova nga ky vit të aplikonte në OBT.

Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) është një organizatë ndërkombëtare me qendër në Gjenevë të Zvicrës, e cila merret me nxitjen dhe vënien në zbatim të ligjeve dhe rregulloreve tregtare ndërkombëtare.