Magnus Jacobsson deputet i parlamentit suedez, përmes një postimi në facebook ka thënë se sot e ka dorëzuar kërkesën e tij për interpelancë, ku do të diskutohej çështja e liberalizimit të vizave.
Thotë se është e rëndësishme që Kosovës t’i hiqen vizat, që qytetarët kosovarë të marrin të drejtat e njëjta që u takojnë si vendeve tjera në Ballkan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Paraqita sot kërkesën time për interpelancë. Në këtë çështje, do të kërkoj më shumë tregti me Kosovën dhe kërkoj që Kosova të marrë liberalizimin e vizave njëjtë sikur vendet tjera në Ballkan”, ka shkruar ai, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se Suedia duhet të veprojë në atë mënyrë që të gjitha vendet në Ballkan të marrin trajtimin e njëjtë në raport me BE-në.
Së fundmi në takimet e zyrtarëve institucionalë që kanë zhvilluar në Suedi, kanë sjellë lajme se Suedia e përkrah Kosovën në procesin e Integrimit Evropian dhe ka fokus liberalizimin e vizave.
Megjithatë, në Kosovë, liberalizimi i vizave ka mbetur një çështje e ngrirë. Sidomos, kjo po shihet edhe në fushatën parazgjedhore, ku kandidatët për deputetë e kryeministër, çështjen e liberalizimin nuk e përmendin.
Lexo edhe: Politikanët “harrojnë” premtimin për liberalizimin e vizave