Arbëri

PDK-ja publikon listën e kandidatëve për deputetë, thotë se s’ka me aktakuza për korrupsion

 

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, duke u krenuar se është me gjysmën e kandidatëve të rinj, e duke shtuar se në këtë listë nuk ka të akuzuar për korrupsion.

“Lista e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës për deputetë, i përfaqëson denjësisht qytetarët e Kosovës, është lista e besimit dhe guximit, lista e shpresës dhe përkushtimit, lista e fitores së 6 tetorit me kryeministrin e ardhshëm, Kadri Veseli”, thuhet në njoftimin për media të PDK-së.