Zyra për informim publik , përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përmes një njoftimi për media, bën të ditur se mbrëmë, në rrugën Shtërpcë-Prevallë, ka ndalur dy vetura me regjistrim çek, ndërsa gjatë kontrollit ka gjetur një pankartë me mbishkrim ,,Kosovo je Srbsko” (Kosova është Serbe), një flamur të Serbisë me mbishkrim ,,Nema predaje” (Nuk ka dorëzim), 6 thika,2 radiolidhje,1 shufër hekuri dhe 1 dron.
Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë:
Ju njoftojmë se me datë 06.09.2019 rreth orës 20:00 në rrugën Shtërpcë –Prevallë ,nga njësitet policore janë ndaluar dy vetura me targa të Republikës së Çekisë në të cilat ishin tetë persona.
Gjatë kontrollimit,në automjete janë gjetur një pankartë me mbishkrim ,,Kosovo je Srbsko”, një flamur i Serbisë me mbishkrim ,,Nema predaje”, 6 thika,2 radiolidhje,1 shufër hekuri dhe 1 dron.
Nga ana e policisë të njëjtit janë shoqëruar në Stacionin Policor në Ferizaj-Sektori i hetimeve rajonale për intervistim dhe verifikimin e qëllimit të ardhjes së tyre në Kosovë.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit,me urdhër të tij , janë konfiskuar përkohësisht dokumentet e udhëtimit si dhe të gjitha pajisjet e gjetura tek ta dhe të njëjtit të lirohen në procedurë të rregullt.
Nga njësiti i migrimit , personave u është dorëzuar ftesa zyrtare që me datë 07.09.2019 të paraqiten në këtë njësi për procedura të mëtutjeshme.
Edhe
Policia konfiskon kallashinkov, bomba tymuese dhe municion në Leposaviq e Vushtrri
Për çdo informatë shtesë do të njoftoheni me kohë, thekson Policia në njoftimin e saj.
Nuk saktësohet shtetësia e pasagjerëve në dy veturat me targa çeke, e as identiteti i tyre.
{gallery}
-
Sekuestrohet një armë zjarri pas disa të shtënave në Jezerc të Ferizajt
-
Policia në Gjakovë sekuestron një veturë të kërkuar nga Interpoli gjerman
-
Ndalohet në Bërnjak vetura me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
-
Ndalohet shoferi i një autobusi që po vinte nga Serbia, i gjenden 5 fletëvotime që dyshohen të falsikuara