Kronikë

Dy serbë arrestohen në veri, u konfiskohet edhe kartelë e veteranit të luftës së Serbisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vë vëri të Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Serbisë, të dyshuar për posedim të armëve dhe substancave narkotike.

“Policia e Kosovës (PK), në vazhdën e angazhimeve për ofrim të sigurisë dhe parandalim të veprimtarive kriminale, mbrëmë, gjatë natës, në veri të vendit, ka ndaluar një automjet (me targa të Sllovenisë), me të cilin ishin duke qarkulluar dy persona meshkuj serbë, shtetas të Serbisë. Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë shoqëruar në stacion policor, pasi gjatë kontrollit të automjetit që drejtonin janë gjetur dhe janë konfiskuar disa pajisje të kundërligjshme, përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, dokumentacione etj.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndër të tjera atyre u janë konfiskuar edhe disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S). Gjithashtu thuhet se u janë konfiskuar edhe një kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë dhe një kartelë të akademisë për siguri e Serbisë.

“Dëshmitë e konfiskuara në cilësi të provave materiale, të cilat dyshohet se mund të përdoren për veprime të dhunshme janë: një (1) shufër metalike (policore), një (1) maskë kamuflazhi, disa thika, disa emblema me simbole nacionaliste (4 S) dhe flamur serb (4 S), disa lloje të dyshuara të substancave narkotike, telefona celularë, sprej të ndryshëm, sfera metalike, lidhëse plastike, një (1) automjet, një (1) kartelë e veteranëve të luftës së Serbisë, dhe një (1) kartelë të akademisë për siguri e Serbisë, një (1) çekan etj.”, thuhet nw njoftim.

Pas intervistimit, ndaj dy personave të dyshuar, thuhet se me vendim të prokurorit kompetent, është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

{gallery}