Në vizitën e parë në rajon, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer ka takuar sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregun.
Takimi është zhvilluar në Slloveni në kuadër të forumit të “BLED”. Biseda mes diplomatit amerikan dhe Bregut është përqendruar tek vendimi i BE për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë e Maqedonisë se Veriut dhe nisja e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë fjalës së tij në Slloveni, Palmer shpalosi edhe objektivat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ndërsa shtoi se Amerika synon të çojë përpara zhvillimin e të gjithë vendeve të rajonit/BW.