Në vizitën e parë në rajon, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Matthew Palmer ka takuar sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregun.
Takimi është zhvilluar në Slloveni në kuadër të forumit të “BLED”. Biseda mes diplomatit amerikan dhe Bregut është përqendruar tek vendimi i BE për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë e Maqedonisë se Veriut dhe nisja e bisedimeve mes Kosovës e Serbisë.
Gjatë fjalës së tij në Slloveni, Palmer shpalosi edhe objektivat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ndërsa shtoi se Amerika synon të çojë përpara zhvillimin e të gjithë vendeve të rajonit/BW.
Artikuj të ngjashëm
-
Palmer thotë se SHBA-ja do të ndihmojë Shqipërinë e Maqedoninë drejt BE-së
-
Bislimi takoi Palmerin dhe Lajçakun lidhur me dialogun dhe vizitën në Bruksel
-
BE-ja optimiste për Ballkanin, SHBA-ja kërkon që Serbia ta njohë Kosovën
-
Lajçak takohet me Palmerin, bisedojnë për dialogun Kosovë – Serbi
-
Palmer: SHBA-ja pret rinisjen e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi