Arbëri

Segmenti Kukës-Morinë hapet i plotë brenda pak ditësh me të gjithë elementët e sigurisë

Segmenti Kukës-Morinë hapet i plotë brenda pak ditësh me të gjithë elementët e sigurisë

Tiranë, 3 shtator - Për pak ditë, segementi Kukës-Morinë do të hapet i plotë e pajisur me të gjitha elementët e sigurisë rrugore.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, e cila ka inspektuar këtë rrugë pak ditë përpara hapjes. Sipas saj, tanimë rruga kombëtare Kukës-Morinë përmbush të gjitha standardet e miratuara.