Beograd, 26 gusht - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë bisedës me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harçenko, tha se angazhohet për kompromis të vërtetë sa i përket zgjidhjes së çështjes së Kosovës, porse nuk pret shpejt vazhdimin e dialogut midis Beogradit e Prishtinës, duke pasur parasysh situatën rreth taksës së Prishtinës ndaj produketeve serbe, dhe situatën në skenën politike të Kosovës, raporton FoNet, transmeton Koha.net.
Bocan -Harçenko citohet të ketë thënë se çështja e Kosovës është me rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit dhe se Rusia, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKVB është e gatshme të kontribuojë për një zgjidhje në suazat e të drejtës ndërkombëtare, citon kjo agjenci komunikatën e Presidencës së Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo