Arbëri

Lufta kundër korrupsionit mbetet kusht për liberalizimin e vizave

Lufta kundër korrupsionit mbetet kusht për liberalizimin e vizave

Para tre vjetësh Kosova mori udhëzime nga Komisioni Evropian se duhet t’i plotësojë dy kushte për ta fituar liberalizimin e vizave.

KE në vitin 2016 kërkoi nga Kosova që të nënshkruajë marrëveshjen për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi, derisa si kusht i dytë ishte përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Tani kur kanë kaluar tri vjet dhe Kosova e ratifikoi marrëveshjen me Malin e Zi ende nuk ka liberalizim të vizave.