Arbëri

Nitaj i bën thirrje Thaçit ta emërojë kandidatin e AAK-së në KQZ

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, i ka bërë thirrje presidentit Hashim Thaçi që sa më shpejt ta emërojë anëtarin e fundit të KQZ-së të propozuar nga AAK-ja.

Ai e quan të pakuptueshme që Thaçi ende nuk emëruar anëtarin nga radhët e partisë së tij.

“Ka kohë që Aleanca e ka dërguar kandidatin e vet për KQZ dhe kjo nuk ka ndodhur. Ai ditë më parë e emëroi kandidatin nga radhët e PDK-së, por nuk veproi njëjtë me kandidatin e AAK-së”, shkruan ai.

Nitaj thotë se presidenti duhet të veprojë sepse zgjedhjet janë në prag.

Lexo edhe: Presidenca nuk jep datë të zyrtarizimit të anëtarit të fundit në KQZ