Arbëri

Pas dite sot në Shqipëri edhe shi

Foto: Koha

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak i Shqipërisë bën të ditur se moti sot parashikohet me kthjellime dhe në mesditë vranësirat do të vijnë në shtim e do të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore parashikohen reshje shiu afatshkurtra në formën e stuhive, breshërit dhe rrebesheve.

Lagështia në ajër dhe temperaturat e larta do të krijojnë ndjesinë e zagushisë.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Juglindje e lehtë, ndërsa përgjatë bregdetit përkohësisht mesatare, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Qytetet Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 20/38 Diell re

Lezhë 22/37 Diell re

Durrës 22/35 Diell re

Tiranë 23/37 Diell re

Berat 17/38 Diell re

Vlorë 20/35 Diell re

Korçë 18/30 Diell re/shi

Gjirokastër 18/38 Diell re

Sarandë 22/35 Diell re