Arbëri

Gjykata në Prishtinë lëshon letërreshtim për bosin e veriut, Millan Radojiçiq

Gjykata në Prishtinë lëshon letërreshtim për bosin e veriut, Millan Radojiçiq

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka lëshuar letërreshtim vendor kundër të pandehurit Millan Radojiçiq, i njohur me nofkën ‘Mica’, i lindur më 21.02.1978 në Gjakovë dhe me vendbanim rruga ‘Vllado Çetkoviq’, në veri të Mitrovicës.

Në dokumentin të cilin e ka siguruar KosovaPress, konfirmohet urdhërimi i lëshimit të letërreshtimit vendor ndaj Millan Radojiçiqit, në bazë të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili dyshohet për shkak të veprës penale ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’ nga neni 283, paragrafi 3.