Arbëri

Leku forcon pozitat me euron, zhvlerësohet ndaj dollarit

Leku forcon pozitat me euron, zhvlerësohet ndaj dollarit
 

Në tregun e këmbimit valutor vendas të enjten, leku forcoi lehtë pozitat në raport me monedhën e përbashkët europiane dhe u zhvlerësua kundrejt dollarit amerikan.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbhet sot me 121.15 lek ose 0.03 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa dollari amerikan këmbhet me 109.26 lekë ose 0,12 lekë më shumë se ditën e mërkurë.