Arbëri

Mosplotësimi i kërkesave çon në grevë 24-orëshe punëtorët e Aeroportit

Mosplotësimi i kërkesave çon në grevë 24-orëshe punëtorët e Aeroportit

Me një duartrokitje e kanë përfunduar grevën punëtorët e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Të mërkurën, në ditën e tretë të grevës, ata pasi që kanë qëndruar për gjashtë orë jashtë terminalit të Aeroportit, në ora 14:00, janë shpërndarë të qetë. Shkaku i grevës, të mërkurën, janë anuluar tri fluturime, ai për në Zurich, ai për Dusseldorf dhe ai për Stuttgart, shkruan sot “Koha Ditore”.