Agim Bahtiri kalon në Vetëvendosje

Agim Bahtiri kalon në Vetëvendosje

21 August 2019 22:50

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri të premten do të zyrtarizojë kalimin në Lëvizjen Vetëvendosje.

Aderimin në partinë që udhëhiqet nga Albin Kurti, e ka konfirmuar vetë Bahtiri në një përgjigje për KTV-në.

“Po, është e vërtetë. Të premten do të kaloj në Vetëvendosje”, ka thënë shkurt ai.

Bahtiri u zgjodh kryetar i Mitrovicës si kandidat i Aleancës Kosova e Re, ndërsa në dy mandatet e tij në krye të kësaj komune ka bashkëqeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme