Arbëri

Pacolli: AKR-ja s’ka qenë kurrë më e mobilizuar për të marrë përgjegjësi për vendin

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar sot në Vushtrri me Kryesinë dhe strukturat e Degës së AKR-së me ç’rast diskutuan gatishmërinë politike dhe ndërmarrjen e hapave konkretë të nevojshëm në përgatitjet për zgjedhjet eventuale.

Pacolli, në një postim në Facebook, tha se AKR-ja në këto zgjedhje do të futet më e mobilizuar se kurrë.

“Vushtrria si një nga degët më aktive që ka AKR-ja, shprehën unanimisht mobilizimin dhe mbështetjen e tyre të plotë për zgjedhjet e reja. AKR do të futet në këto zgjedhje më e mobilizuar se kurrë për të marrë përgjegjësitë e reja për vendin. Faleminderit Vushtrria!”, shkruan Pacolli në Facebook.