Shqipëria ka regjistruar 18 raste pozitive me koronavirus të shtunën, derisa janë shëruar 5 pacientë. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shtruar në spitale 5 pacientë, ndërsa janë testuar 2431 persona.
MSH-ja bën të ditur se që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri kanë vdekur nga koronavirusi 2456 person kurse janë infektuar me 132.665 pacientë. Deri më tani janë shëruar 130.072 pacientë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo