Arbëri

Limaj e Shala takojnë Mustafën

Descriptive Text
Image

Kryetari i Nismas, Fatmir Limaj, dhe ministri në dorëheqje i Tregtisë, Endrit Shala, kanë mbërritur në restorantin ku po qëndron kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e i cili para pak kohësh zhvilloi një takim me kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmetin.

Mustafa, pasi javën e kaluar takoi liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, gjatë ditës së sotme pritet t’i takojë liderët e partive tjera.

Gjerësisht është folur për një koalicion të mundshëm parazgjedhor mes LDK-së dhe VV-së, mirëpo si duket, partia e Isa Mustafës ka vendosur që të shkojë e vetme në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, për të cilat ende s’është caktuar data.

Kjo është thënë disa herë nga zyrtarë të kësaj partie, e të njëjtën e tha edhe Shpend Ahmeti pas takimit që zhvilloi sot me Mustafën.