Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka lëshuar akuza ndaj atyre që thotë se e kultivuan korrupsionin dhe nepotizmin e se tash po thonë se mund ta luftojnë atë.
Në një postim në Facebook, Mustafa ka thënë se ata “duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen brenda e jashtë”, e “jo të qeverisin me Kosovën”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jo, jo! Ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën. Veç mund ta reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta. Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompanitë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paran publike ; ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën!” ka shkruar ai.
Ndonëse nuk ka përmendur asnjë subjekt politik në këtë postim, kujtojmë se PDK-ja ka nisur një fushatë parazgjedhore me “prioritet – luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit”.