Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Nuk bëhem bashkë me Thaçin, Veselin e as me mënyrën e qeverisjes së Haradinajt

Foto: Koha

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Mustafa thotë se Haradinaj e kishte futur atë në një “kazan” me presidentin Thaçi, kryeparlamentrarin Veseli dhe në korelacion me Serbinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këto deklarata, kreu i LKD-së i cilëson si jo korrekte, të pasakta dhe se i përngjajnë një fushate.

Gjithashtu, ai ka thënë se nuk do të bëhet bashkë as me Thaçin e Veselin si dhe as me Haradinajn për mënyrën se si qeverisë ai.

Ky është postimi i plotë i Mustafës:

"Deklarata e sotme e Kryeministrit Haradinaj me të cilën mua dhe LDK-në i fut ne nje kazan me z. Thaçin, z. Veselin e tjerë dhe në korelacion me Serbinë, është jokorrekte, e pasaktë dhe përngjan në fushatë.

Edhe po deshi Kryeministri Haradinaj, nuk behem bashk me Thaçin dhe Veselin. Nuk bëhem bashk as me z. Haradinaj me mënyrën e të qeverisurit të tij!

Qendrimet e LDK-së janë të qarta, nuk pranojmë dialog për kufijtë, për territorin dhe për shtetësinë e shpallur më 17 shkurt 2008.

Taksën e ka sjellë Qeveria me direktiva të z. Veseli: ju e keni bërë, ju vendosni çfarë të bëni me te. Ju jeni koalicioni qeverisës, LDK është opozita juaj. Jeni në pushtet dhe mos e luani rolin e viktimës.

LDK do të kultivojë miqësi të përhershme me SHBA-të. Për këtë nuk e pyesim askënd".