Arbëri

Ekspertët thonë se duhet të bëni kujdes nga sondazhet për zgjedhjet

Descriptive Text

Partitë politike në Kosovë ende pa u caktuar data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe ende pa u shpërndarë Kuvendi i Kosovës, kanë angazhuar organizata dhe kompani të ndryshme për matjen e opinionit dhe marrjen e mendimeve të qytetarëve se cilën parti e preferojnë që të udhëheqë me vendin.

Drejtuesit e organizatave që bëjnë hulumtime të tilla, konsiderojnë se sondazhet mund të bëhen nga shumë organizata, por ato duhet të jenë të besueshme dhe që nuk manipulojnë me hulumtimet.

Valon Feka, drejtor për Zhvillim të Biznesit në agjencionin UBO Consulting, tha për Radion Evropa e Lirë se çështja e hulumtimeve që zhvillohet nga operatorë të ndryshëm vendorë dhe ndërkombëtarë është e rëndësishme, por sipas tij, besueshmëria e hulumtimeve varet nga disa parametra.

"Studimet apo hulumtimet që publikohen nga partitë politike, organizata të shoqërisë civile, portalet e ndryshme, për të qenë të besueshme do të duhej të kishin të paktën një mostër dhe metodologji që tregon se studimi është në parametra të besueshëm, me intervale të besueshmërisë dhe në margjina të gabimit. Me fjalë të tjera një studim është i besueshëm nëse është realizuar duke u bazuar në protokollet e hulumtimeve të opinionit publik", tha Feka.

Analisti Fisnik Halimi që është edhe drejtor i Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik, tha për Radion Evropa e Lirë, se qytetarët duhet ta dinë se kujt duhet t'i besojnë.

Siç thotë ai, publikimet e hulumtimeve të kujtdo qofshin, pa një adresë, janë mashtrime dhe të dëmshme.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në REL.