Kjo javë do të karakterizohet nga një valë e të nxehtit nga Afrika veriore që do të shtrihet mbi Mesdhe dhe rajonin tonë, ndërkohë fusha të presionit të lartë që do të formohen mbi rajonin e Mesdheut do të kushtëzojnë mot stabil, të nxehtë, me kthjellime dhe me intervale të gjata me diell.
Sipas Prishtina Weather gjatë kësaj jave temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të theksuar mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 18C, e maksimalet do të rriten nga 26C, të hënën deri në 34C, në pjesën e dytë të javës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSot nxehtë, kthjellët dhe me diell. Erë e lehtë nga perëndimi dhe veriperëndimi 1-4m/s. Indeksi UV: 8.
Ndërsa të mërkurën, nxehtë, kryesisht me diell. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugu-jugperëndimi 2-7m/s. Indeksi UV: 8.