Kryesia e LDK-së ka konsensus për Mustafën kryetar, Sejdiu thotë se kandidatët s’mund të imponohen

Kushtrim Kadriu 02 August 2019 19:09

Isa Mustafa është kandidati konsensual për kryetar të LDK-së, ka mësuar KTV-ja.

Ky burim brenda kësaj partie, ka thënë se ky është vendim i shumicës së anëtarëve të Kryesisë.

Por, zyrtarisht, LDK-ja e i mban sekretë emrat e kandidatëve dhe vendimin e mbledhjes disaorëshe të kryesisë, raporton KTV.

Lexo edhe: Sejdiu thotë LDK-ja duhet të zgjedh kryetarin në mënyrë të lirë dhe demokratike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se në Kuvendin Zgjedhor të së shtunës do të ketë edhe kundërkandidatë.

I përfolur për kandidat të mundshëm për kryetar të LDK-së, Agim Veliu, nuk e ka mohuar kandidaturën e tij.

Një ditë para Kuvendit Zgjedhor, kreu i LDK-së, Mustafa ka takuar edhe kryetarët e degëve të kësaj partie.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Kemi05/08/2019 15:05

Me këta Emra të lartpërmendur asgjë nuk do të ndodh-(e njejta këngë po këndojka),për mendimin tim (ky grup duhet të shkoj në pension) e të rifreskohen me njerz të ngritur të gjeneratës së RE se vetëm gjenerata e RE bën ndryshime POZITIVE sepse është e PASTËR (e PAKORRUPTUAR).

Shto koment

Të ngjashme